Vrasja e reperit XXXTentacion, caktohet dënim i përjetshëm për tre vrasësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e reperit XXXTentacion, caktohet dënim i përjetshëm për tre vrasësit

Tre persona të akuzuar për grabitjen pas vrasjes së reperit amerikan XXXTentacion në vitin 2018 janë dënuar me burgim të përjetshëm.

 

 

Michael Boatwright, 28, Dedrick Williams, 26, dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, u dënuan secili muajin e kaluar për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur, pas tetë ditësh diskutime të trupës gjykuese.

Advertisement

 

Atyre nuk iu dha mundësia e lirimit të parakohshëm.

Sulmuesit qëlluan dhe vranë muzikantin, jashtë një dyqani motoçikletash, teksa i vodhën 50,000 dollarë.

 

Advertisement

Ata u identifikuan nga kamerat në vendin e vrasjes, si dhe nga video në celularët e tyre që tregonin se mbanin kartëmonedha në duar disa orë pas vrasjes.

 

20-vjeçari XXXTentacion po dilte nga dyqani kur një makinë i bllokoi rrugën. Menjëherë janë shfaqur dy persona të armatosur me të cilët ka debatuar, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar dhe e ka vrarë.

Një person i katërt është përfshirë në pritë, por dënimi i tij ende nuk është bërë i ditur.

Advertisement

XXXTentacion publikoi albumin e tij të parë në moshën 17 vjeçare. Ai po përballej me akuzat për dhunë në familje për rrahjen e të dashurës së tij shtatzënë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy