Vrasja e shqiptarit në Itali/ U gjet pranë vendit të punës, në trup kishte 3 plagë plumbash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fatmir Ara, një biznesmen 43 vjeçar torinez me origjinë nga Shqipëria, është gjetur i vdekur pasditen e të dielës në fshatin San Carlo Canavese, pranë Torinos.

 

Ai kishte dalë paraditen e 2 shtatorit për në punë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

 

Advertisement

43 vjeçari ishte pronar i kompanisë Nuova Edile me seli në Mathi. Menjëherë pasi gruaja e tij bëri denoncimin, karabinierët nisën kërkimet dhe pas dy ditësh Fatmir Ara u gjet i vdekur në një rrugë fshati, jo shumë larg vendit të punës.

 

Pista e parë ku po heton policia italiane është ajo e vrasjes, pasi në trupin e biznesmenit me origjinë shqiptare janë gjetur tre plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

 

Advertisement

Fatmir Ara është gjetur i vdekur pranë makinës së tij, në krah të një rrugës së fshatit San Carlo Canavese. Pavarësisht dyshimeve për vrasje, prokuroria vazhdon hetimet.

 

Trupi i biznesmenit shqiptar Fatmir Ara është dërguar në morg dhe pritet që pas ekspertizës mjekoligjore, të zbardhet shkaku i vërtetë i vdekjes.

 

Advertisement

43 vjeçari ishte me origjinë nga qyteti i Shkodrës, por prej shumë vitesh jetonte në Torino.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy