Xhelozi e sëmurë/ Gjeti letrën që ish e dashura e burrit i kishte dërguar atij 60 vite më parë, gruaja tenton ta vrasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhelozi e sëmurë/ Gjeti letrën që ish e dashura e burrit i kishte dërguar atij 60 vite më parë, gruaja tenton ta vrasë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një e moshuar 71 vjeç ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj.

Xhelozia e sëmurë e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka patur lidhje 6 dekada më parë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach, ku burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje.

Është e paqartë se çfarë shkruhej në kartolinë, megjithatë, i lënduari tha se kjo e zemëroi shumë znj. Yalter, e cila gjithashtu u përpoq ta mbyste atë me një jastëk.

Advertisement

Departamenti i Policisë në North Miami Beach tha se zonja Yalter dhe burri i saj janë të martuar për gati 52 vjet, shkruan Living.

I moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas 3 orësh. Siç raportojnë mediat amerikane, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, 71-vjeçarja Bertha Yalter është urdhëruar të qëndrojë në paraburgim në pritje të një seance dëgjimore përfundimtare, të planifikuar për pasditen e sotme, datë 1 Shkurt. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje në shkallën e dytë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të moshuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy