Xi Jinping takime në Paris, pritet konferenca me Macron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xi Jinping takime në Paris, pritet konferenca me Macron

Presidenti kinez Xi Iinping ka nisur vizitën e tij zyrtarë në Francë për herë të parë pas 5 vitesh.

Lideri kinez u prit një ditë më parë nga kryeministri Gabriel Atal, ndërsa u takua sot me presidentin Emanuel Macron dhe presidenten e komisionit europian Ursula von der Leyen.

Një konferencë e përbashkët për shtyp pritet gjatë orëve të pasdites.

Marrëdhëniet tregtare dhe lufta në Ukrainë do të jenë në fokus të diskutimeve.

Advertisement

Në një deklaratë lëshuar pas mbërritjet në Paris, Xi Jinping vlerësoi lidhjet mes dy vendeve pavarësisht tensioneve tregtare për shkak të një hetimi që BE ka nisur ndaj eksportit kinez të automjeteve elektrike.

Ndërsa Macron ka deklaruar se do ti kërkojë homologut kinez të ushtrojë presion mbi Rusinë për të ndalur luftën nën Ukrainë.

Pas vizitës në Francë Xi Jinping do të ndalet edhe në Hungari e Serbi. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy