Zjarr në një pallat në Afrikën e Jugut/ Regjistrohen 52 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në një pallat në Afrikën e Jugut/ Regjistrohen 52 viktima

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.

 

Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.

 

Advertisement

Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.

 

Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.

 

Advertisement

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

 

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin zhvendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë.

 

Advertisement

Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy