Zjarret “kërcënuese” në Greqi/ 20 viktima, dhjetra të plagosur dhe disa persona të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret “kërcënuese” në Greqi/ 20 viktima, dhjetra të plagosur dhe disa persona të arrestuar

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante. Sipas mediave greke, deri më tani kanë humbur jetën 20 persona dhe dhjetra të tjerë janë të lënduar.

 

Mësohet se policia ka arrestuar 79 persona për zjarrvënie. Ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias tha se kishte pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të tjera në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës.

 

Advertisement

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis i tha transmetuesit publik grek ERT se nga 140 arrestime të lidhura me zjarret, 79 kishin të bënin me zjarrvënie.Qindra zjarrfikës në të gjithë Greqinë janë duke luftuar me zjarret vdekjeprurëse.

 

Fronti i madh i zjarrit që shpërtheu të shtunën pranë qytetit port të Alexandroupolis është bërë më i madhi në histori në BE, sipas komisionerit evropian Janez Lenarcic.

 

Advertisement

Ndërkohë, në malin Parnitha pranë Athinës, zjarret kanë shpërthyer në një pyll ngjitur me kryeqytetin, duke kërcënuar një park kombëtar.

 

Në fillim të kësaj jave, trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë, mes tyre edhe fëmijë, u gjetën pranë rajonit Evros në Greqinë verilindore.

 

Advertisement

Vetëm muajin e kaluar, mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, pasi zjarret shpërthyen dhe në pjesë të tjera të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy