Zjarret në Greqi/ Largohen mijëra turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret në Greqi/ Largohen mijëra turistë

Më shumë se 2,000 pushues kryesisht nga Britania, Gjermania dhe Italia, u larguan nga ishulli grek Rodos të hënën si pasojë e zjarreve të fuqishëm. Shumë të tjerë pritet të nisen të martën.

 

Autoritetet e Mbrojtjes Civile thonë se situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit për shkak të një vale të nxehti që ka përfshirë Greqinë, gjë që ka çuar në evakuimin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë në vend.

 

Advertisement

Zjarret që kanë shpërthyer që nga e mërkura në Rodos detyruan 19,000 persona të largohen nga shtëpitë dhe hotelet gjatë fundjavës. Evakuime pati edhe në ishullin e Korfuzit, të prekur gjithashtu nga zjarret e fuqishëm.

 

Rodosi dhe Korfuzi janë ndër destinacionet kryesore të Greqisë për turistët kryesisht nga Britania dhe Gjermania. Sipas ministrit të Jashtëm britanik Andrew Mitchell në ishullin Rodos ndodhen rreth 10,000 britanikë.

 

Advertisement

Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë. Do të rindërtojmë atë që humbëm e do të kompensojmë ata që u lënduan“, tha në parlament kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Kriza klimatike është tashmë këtu. Ajo do të shfaqet kudo në Mesdhe me fatkeqësi më të mëdha”, shtoi ai./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy