Zvicra sanksionon grupin rus Wagner

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra sanksionon grupin rus Wagner

Zvicra e ka sanksionuar të enjten grupin rus Wagner, duke ndjekur hapin e Bashkimin Evropian, i cili e ka bërë të njëjtën gjë një javë më parë.

 

Forcat e Wagnerit janë në krye të ofensivave në lindje të Ukrainës, përfshirë luftimet në qytetin e Bahmutit, ku po shënohen përleshjet më të përgjakshme, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

 

Advertisement

“Grupi Wagner është organizatë ushtarake me bazë në Rusi, nën udhëheqësinë e Yevgeny Prigozhin, e cila shërben si instrument i luftës hibride të Rusisë”, ka thënë Ministria ruse e Ekonomisë.

 

“Ndonëse natyra e saj ligjore është e paqartë, grupi Wagner është pjesë e një rrjeti kompleks të kompanive globale, të cilat janë të lidhura përmes strukturave të mbivendosura të pronësisë dhe rrjeteve logjistike”, është thënë në deklaratë.

 

Advertisement

I udhëhequr nga biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Prigozhin, Wagner është themeluar më 2014.

 

Ky grup është përfshirë në konfliktet në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindje të Mesme.

 

Advertisement

Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mirëpo u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian sa i përket Rusisë, prej nisjes së luftës.

 

Pavarësisht presionit nga Kievi dhe aleatët, Zvicra vazhdon të ruajë neutralitetin e saj.

 

Advertisement

Berni ka refuzuar kërkesat e shteteve tjera që armët zvicerane të rieksportohen në Ukrainë.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

 

Advertisement

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy