
Autoritet zvicerane kanë vendosur shtrëngimin e masave kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.
Po ashtu, bëhet me dije se do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar. Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.
“Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal.
Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona. Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”.