Agim Ismailoviq: Nuk do të iki si Gruevski dhe Mijallkovi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agim Ismailoviq: Nuk do të iki si Gruevski dhe Mijallkovi

Agim Ismailoviq, një nga të akuzuarit në rastin “Monstra” i cili u dënua me burg të përjetshëm, për paraburgimin e propozuar nga prokuroria, komentoi se ai nuk ka ndërmend të ikë siç bëri Gruevski ose Mijallkov.


Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat

Advertisement

“Unë them se nuk kam asgjë me këtë krim. Ju gjithashtu vendosët për propozimin e paraburgimit, më lejoni t’ju them se unë kam qenë i lirë për tre vjet, dhe deri në ditën e fundit kur u lirova, dhe kur u dha propozimi për paraburgim nga prokuroria, ju premtova se çfarëdo vendimi të sjell gjykata, unë nuk do të iki dhe do t’i përgjigjem çdo thirrjeje dhe të jem në dispozicion të ligjit. Unë nuk do të iki si Gruevski, Mijallkov dhe të tjerët”, tha Ismailoviq.

Fejzi Aziri, Halil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq u dënuan sot me burgim të përjetshëm për terrorizëm për rastin “Monstra”./Telegrafi/


Agim Ismailoviq: Nuk do të iki si Gruevski dhe MijallkoviBurg të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin “Monstra”

Advertisement

Agim Ismailoviq: Nuk do të iki si Gruevski dhe Mijallkovi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy