Aksident në Veles, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Veles në mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku ka mbetur i lënduar një person.

“Më datë 28.08.2022 në ora 21:15 është raportuar se në Veles në kryqëzimin e Rr. “Alekso Demnievski”, Rr. “Vardarska” dhe Rr. “Naum Naumovski” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Piaggio Beverly” me targa të Velesit, drejtuar nga N.B.(43) nga Velesi dhe një automjeti “Chevrolet Cruze” me targa të Gjermanisë, drejtuar nga D.N. (49) nga Gjermania.

Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia e Velesit./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Veles, lëndohet një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy