Aleanca për Shqiptarët: Skandalet e Teuta Arifit pasqyrojnë mentalitetin korruptiv të BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një komunikate të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “ka kohë që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së flet zëshëm”.

“Po aq i zëshëm është edhe korupcioni dhe krimi. Më së shumti pasojat i ndjenë qytetarët i këtij vendi. Të shurdhër kuptohet që janë institucionet e shtetit të cilat duhet ti japin drejtësinë, prokuroria dhe gjykatat”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Ata shtojnë se mbrëmë ish-kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së zgjodhi të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve.

“Ajo preferoi të falsë për fenominet. Ja pra po flasim për disa fenomene. Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të tetovarëve nuk është rast i izoluar por fenomen i kudondodhshëm, mentalitet koruptiv dhe kriminogjen prezent në çdo komunë e çdo institucion që menaxhohet nga BDI-ja. Fenomen në vetvete është heshtja dhe lenia në hares dhe papërgjegjesi ndaj këtyre veprave penale nga ana e institucioneve që duhet ta hetojnë krimin siç është prokuroria, policia financiare, policia e shtetit etj. Fenomen është kur këto institucone e sidomos policia financiare është bërë pjesë e inventarit në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare me qellim shantazhi dhe asnjë kontroll ndaj institucioneve të udhëhequra nga ana e BDI-së. Është fenomen kur pas 20 viteve qeverisjeje po çka se përditë dëgjojmë skandale nuk kemi dëgjuar asnjë ditë përgjegjesi për ndonjë funksionar të BDI-së, ndërsa popullin që pretendon që e përfaqëson ta kesh të përfaqësuar me rreth 90% nëpër burgje duke i montuar procese politike”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Advertisement

Në fund thuhet se fenomen është blerja dhe shantazhi i votuesve nëpërmjet kontratave për efekt zgjedhjesh, ndërsa ikja dhe migrimi paperspektiva dhe zhgënjimi, sipas ASH-së, janë pasojat që prodhojnë këto fenomene të BDI-së të cilave zili do tua kishin edhe ideatorët dhe ekzekutorët e shpërnguljeve masovike të shqiptarëve gjatë shekullit 20./Telegrafi/

Aleanca për Shqiptarët: Skandalet e Teuta Arifit pasqyrojnë mentalitetin korruptiv të BDI-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy