Angellov: Ndërgjegjësimi i qytetarëve për zjarret është ndihmë e madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në muajin gusht deri më tani janë regjistruar 88 zjarre, ndërsa vetëm dje janë regjistruar 18 zjarre, prej të cilave më shumë se gjysma rrezikojnë të shndërrohen në zjarre të rënda.

Këtë e theksoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai në konferencë për media ku informoi për gjendjen e fundit me zjarret, tha se në muajin mars ka pasur 139 zjarre në hapësirë ​​të hapur, në prill 141, maj 193, qershor 191 dhe korrik 91.

“Numri është vërtet i madh, kjo nuk është aspak shaka, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe njoftimit të hershëm, këto zjarre thuajse janë kapërcyer në fazën e parë dhe nuk kemi lejuar që të shpërthejnë në zjarre të mëdha pyjore. Disa prej tyre ishin relativisht joserioze si deponitë e mbeturinave, deponitë ku mund të vendosnim kontroll relativ, por shumica e këtyre zjarreve ishin një kërcënim serioz, fatkeqësisht këtë vit bimësia është mjaft e thatë për të mbështetur djegiet e forta dhe zhvillimin e zjarreve të forta, këto reshje të pakta shiu këto ditë nuk janë të mjaftueshme për të lehtësuar situatën”, tha Angellov.

Ai tha se këtë vit për herë të parë me helikopter policor është shuar zjarri në një fabrikë në Tetovë më 30 maj.

Advertisement

Angellov shtoi se nëse situata përkeqësohet, gjegjësisht shpallet gjendje krize, do të aktivizohet Armata dhe Policia, duke vlerësuar se mungojnë një numër i caktuar i resurseve.

Angellov: Ndërgjegjësimi i qytetarëve për zjarret është ndihmë e madhe shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy