Arrestohet një vjedhës në Kumanovë, kapet në flagrancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se sot (01.12.2023) në ora 03:40, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.D (28) nga Kumanova.

“Në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë i arrestuari është kapur duke tentuar të marrë sende nga një veturë e parkuar”.

“Gjithashtu, ai dyshohet se gjatë mbrëmjes ka hyrë me dhunë në disa vetura në lokacione të ndryshme në Kumanovë dhe ka marrë sende. S.D është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Arrestohet një vjedhës në Kumanovë, kapet në flagrancë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy