ASH: Deklaratat e Zaevit për regjistrimin janë alarm shqetësues për planet e fshehta të qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ASH: Deklaratat e Zaevit për regjistrimin janë alarm shqetësues për planet e fshehta të qeverisë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me regjistrimin, i cili tha se pavarësisht numrave nuk do të ketë ndryshime ligjore për bashkësitë etnike në RMV.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se “kryeministri Zaev ka kohë që ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të sakta, por ato paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM-BDI”.

“Të drejtat kolektive të shqiptarëve varen nga numrat dhe këtë e thotë Kushtetuta, ndërsa Zaev nuk është mbi aktin më të lartë juridik. Ndërkaq, Artan Grubi e ka dëshmuar tanimë se sa lehtë bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve dhe ai më së paku ka të drejtë të flet për avancim të drejtash”.


Zaev për regjistrimin: Pavarësisht numrave, ligjet për të drejtat e shqiptarëve nuk do të ndryshohen

Advertisement

“Deklaratat e këtilla të dy drejtuesve qeveritarë dhe liferimet me numrat kanë rritur edhe më shumë dyshimet për atë se çfarë po ndodh me regjistrimin. Qeveria dhe Enti Shtetëror për Statistikë duhet urgjentisht të japin llogari se çfarë po ndodh me faqen dhe bazën e të dhënave të regjistrimit, çfarë dëmi kanë shkaktuar sulmuesit kibernetik, a janë prekur të dhënat e diasporës dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet eventuale në shifra”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/

ASH: Deklaratat e Zaevit për regjistrimin janë alarm shqetësues për planet e fshehta të qeverisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy