Bastisje në Kavadar, konfiskohen armë – arrestohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (18.03.2024), në ora 19:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë DPB Kavadar kanë privuar nga liria Z.P.(56) dhe B.P.(33) nga fshati Sirkovo i Kavadarit.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tyre familjare, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, tek Z.P. u gjetën dhe sekuestruan dy pushkë ajri, një pistoletë sinjalizuese, disa fishekë sinjalizues, disa gëzhoja, një kuti me fishekë dhe pluhur, si dhe mjete për prodhimin e municioneve.

Ndërsa tek B.P. janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja gjuetie.

“Personat janë ndaluar në komisariat, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Advertisement

Bastisje në Kavadar, konfiskohen armë – arrestohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy