Bastisje në Prilep, gjenden armë dhe municion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë bastisjes në shtëpinë e D.R. (50) nga Prilepi, punonjës policorë nga Zyra e jashtme për pune kriminalistike nga SPB Prilep kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pushkë “Cërvena Zastava”, të kalibrit 16 mm, pistoletë të prodhimit gjerman të kalibrit 9 mm, katër shkopinj shpërthyes me djegie të ngadalshme, detonator numër 8, 10 copë municion 7,9 mm dhe gjashtë gëzhoja gjuetie. Për armën dhe municionin e zbuluar, D.R nuk ka poseduar leje.

“Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër D.R. do të parashtrohet padi penale për ‘përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose material shpërthyese’, të dënueshme sipas nenit 396 nga Kodi penal”, informuan sot nga MPB.

Bastisje në Prilep, gjenden armë dhe municion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy