Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të armëve dhe municionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të armëve dhe municionit

MPB Maqedoni informon se dje (13.11.2023) në ora 15:00 në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar B.A (55) nga fshati Reçica e Vogël.

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me targa regjistrimi të Tetovës i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera”.

“Personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij”, njofton MPB Maqedoni.

Advertisement

Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të armëve dhe municionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy