BDI: Mickoski po injoron të ardhmen europiane të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BDI: Mickoski po injoron të ardhmen europiane të qytetarëve

Deklarata e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

Lexo po ashtu
Mickoski: Iniciativa e Ahmetit për president është tentim për defokusim

Advertisement

“Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit.

Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, OBRM-PDUKM rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit.

OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit ju pengojnë qëndrimet dhe misionet demokratike dhe europiane të BDI-së, i pengon barazia e etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, i pengon çdo kauzë e inicuar nga BDI për Maqedoninë europiane, që e tillë mund të jetë vetëm duke qenë vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Advertisement

BDI, shtojnë nga atje, mbetet e vendosur në realizimin e kërkesës së saj programore për zgjedhjen e Presidentit të vendit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit. Asgjë të keqe nuk e ka gjetur vendin nga faktorizimi institucional i shqiptarëve, asgjë e keqe nuk do ta gjejë as nga Presidenti i parë shqiptar./Telegrafi

BDI: Mickoski po injoron të ardhmen europiane të qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy