Besimi: Nuk ka rritje të taksave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koha e reformave tatimore është kalimtare. Nuk do të thotë që gjithçka që diskutohet tani do të zbatohet nga 1 janari. Cili është qëllimi? Pse ne si Ministri e Financave do të hynim në një diskutim të tillë, në të cilin do të kishim kritika? Do të doja të isha ministri që do të them që nga nesër do të ulim të gjitha taksat. Qëllimi përfundimtar është përmirësimi i shërbimeve publike, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Ai njofton tashmë po paguajmë 160 milionë euro nga Buxheti për kamata nga huazimet e mëparshme.

“Ne si ekonomi krijojmë më pak se sa shpenzojmë, edhe si Buxhet edhe si shtet. Ne duhet të kemi një sistem tatimor që do të jetë i drejtë dhe transparent.

Kjo reformë është më e gjatë se mandati i një qeverie”, tha Besimi për “24 Analiza”.

Advertisement

Ai shton se nuk do të ketë rritje të taksave, por ka zgjerim të bazës tatimore./Telegrafi/

Besimi: Nuk ka rritje të taksave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy