Besimi sërish thotë se nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. Vendimin përfundimtar, siç tha, do ta sjell Komisioni rregullator për energjetikë, por pritshmëritë e Qeverisë janë se rritja nuk do të jetë e ndjeshme.

“Qeveria ka përllogaritje dhe prandaj vendimi i Qeverisë, si pronare e EMV-së është se me cilin çmim të shkohet ndaj furnizuesit universal. Kjo është politikë publike e Qeverisë- që të zbutet efekti i çmimit, shkohet me çmim më të ulët të energjisë elektrike. Prandaj, mjetet buxhetore shkojnë në EMV që të mbulohet ajo humbje dhe të zbutet efekti i çmimit”, ka thënë Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Ka rikujtuar se ndaj EMV-së janë dedikuar katër miliardë denarë dhe 980 milionë denarë shtesë. Në buxhetin e vitit 2022 janë planifikuar edhe mjete për rikapitalizimin e EMV-së.

Si masa që janë në drejtim të mbështetjes së qytetarëve, Besimi ka përmendur edhe uljen e TVSH-së dhe ndihmës financiare prej një mijë denarë për familjet e rrezikuara sociale dhe 9.000 pensionistëve me të ardhura të pakta.

Advertisement

Besimi sërish thotë se nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy