Çmimi i banesave në Shkup është rritur për 20%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimi i banesave në Shkup po vazhdon të rritet. Në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, çmimet janë ngritur për 20%. Në lokacionet më atraktive çmimet sillen nga 1400 deri në 1800 euro për m2, derisa në Gjorçe ose Novo Lisiçe çmimet janë nga 800 deri në 1200 euro.

Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në blerjen e apartamenteve në vend. Vetëm në Shkup vitin e kaluar janë shitur 4.500 banesa, tregojnë të dhënat e kompanisë konsulente për patundshmëri komerciale, Fortonmka.

Nga kjo kompani thonë se nuk parashikohet ulje e çmimeve të ndërtesave.

“Është shumë e vështirë të parashikohet se këto çmime a do të zvogëlohen ose jo, sepse gjithsesi varen nga trendet globale ekonomike dhe këto çmime aktuale do të jenë bazë për tu formuar çmimet në periudhë më të gjatë. Tendenca për rritje të çmimeve për metër katror vërehen në komunat Qendër dhe Karposh dhe në të ardhmen do të veçohen si zona me çmimin më të shtrenjtë për metër katror”- deklaroi Katarina Nikollov – Fortonmka.

Advertisement

Në vitin 2021 në Shkup janë dhënë leje ndërtimi për gjithsej 7894 ndërtesa banimi, që është numri më i lartë në katër vitet e fundit. Më së shumti leje – për 2.241 banesa, janë dhënë për komunën e Gazi Babës, e pasuar nga Komuna e Aerodromit me leje për ndërtimin e 1.441 banesave.

“20% në periudhë prej tre vitesh, nuk është rritur me ritëm të njëjtë dhe jo të gjitha komunat kanë reaguar njëjtë. Rritjen do ta ndaj në dy grupe, rritje për shkak të rritjes së çmimeve për materiale ndërtimore, për çka jemi dëshmitarë tani dhe rritje e çmimeve për shkak të disbalancit në ofertë dhe kërkesë, sinqerisht në afat të mesëm kohor nuk shohim rritje drastike të çmimeve nëse çmimet e materialeve ndërtimore nuk rriten, tregu është i balancuar”, pohoi Ollga Dervenxhi – Fortonmka.

Sipas regjistrimit të popullsisë, nga gjithsej 839,174 banesa, 307,187 ose 36,6 % janë të pabanuara. Të pyetur për këtë nga Fortonmka mohojnë se kjo ka të bëjë me larje parash. Thonë se shumica e qytetarëve tanë blejnë banesa por jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerët blerjen e banesave sepse e shohin si investim të sigurt dhe blejnë sa për të pasur një banesë.

Çmimi i banesave në Shkup është rritur për 20% shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy