Demiri: Pranojmë rekomandimet që Inspektorati Shëndetësor të bëjë kontrolle për vaksinimin kundër kollës së keqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ilir Demiri, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis).

Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministria e Shëndetësisë apelon për prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinimi kundër kollës së madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet me vaksina të kombinuara: Hexaxim (DTaP-IPV-Hib-HepB), Pentaxim (DTaP-IPV-Hib) dhe Tetraxim (DTaP-IPV).

Sipas Kalendarit të Imunizimit, doza e parë e vaksinës u jepet fëmijëve në moshën dy muajshe, doza e dytë në moshën 4 muajshe dhe doza e tretë në moshën 6 muajshe.

Advertisement

Rivaksinimi i parë kryhet një vit pas përfundimit të vaksinimit parësor, në moshën 18 muajshe. Rivaksinimi i dytë bëhet në klasën e dytë, pra në moshën 7 vjeçare.

Vaksina kundër kollës së madhe në moshën e rekomanduar për foshnjat ul rrezikun e një forme serioze të sëmundjes.

Demiri: Pranojmë rekomandimet që Inspektorati Shëndetësor të bëjë kontrolle për vaksinimin kundër kollës së keqe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy