Despotovski: Me regjistrimin deri në investime më të mëdha dhe paga më të larta për punëtorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Zonave Zhvillimore Industriale-Teknologjike (ZZHIT) Jovan Despotovski në video-fjalim porosit se regjistrimi do të kontribuojë që vendi më seriozisht të dalë në hartën e investitorëve të huaj dhe të tërheqin investime me cilësi më të lartë. Ai pret të dhëna cilësore nga regjistrimi në bazë të të cilave do të krijohen politika dhe plane reale.

“Çdo investitor potencial i cili vjen në vend, mes pyetjeve të para të cilat i parashtron është pyetja për strukturën e fuqisë së punës. Dhe pikërisht për atë regjistrimi absolutisht dhe në mënyrë direkte ndikon mbi vendimin e investitorëve të investojnë në Maqedoninë e Veriut dhe gjithsesi ajo që është shumë e rëndësishme, ndikon mbi strukturën gjegjësisht në vlerën e pagave që këto kompani ua japin punëtorëve të cilët i angazhojnë. Ashtu që, ato të dhëna të cilat i presim nga regjistrimi lidhur me punën e ZZHIT-së do të ndihmojnë shumë dhe mund ta shpreh pritjen time personale, apelin dhe dëshirën të marrim të dhëna cilësore të cilat do të na ndihmojnë ta përfundojmë qëllimin dhe misionin tonë, ndërsa ajo është më shumë investitorë të huaj, gjegjësisht shumë më shumë dhe vende pune më mirë të paguara”, thotë Despotovski.

Potencon se një nga shtyllat kryesore të konceptit të tij në punën e ZZHIT-së është të tërhiqen investimet e huaja me cilësi më të madhe të cilat do të sjellin më shumë para në buxhet, por edhe vende pune të paguara më mirë.

“Plotësisht, qëllimi është deri në vitin 2024 të punësuarit në kompanitë të cilat tashmë janë aktive në ZZHIT të marrin 30-50 për qind paga më të larta. Për atë qëllim, ZZHIT punon në zhvillimin e masave dhe programeve me të cilat do të nxitet rritja e pagave përmes produktivitetit të rritur të punës dhe investimeve në përparimin e shkathtësive të punëtorëve vendor”, thekson Despotovski.

Advertisement

Në plan afatgjatë, shton ai, kjo është një pjesë e strategjisë dhe mënyrë të rinjve t’u sigurohet perspektivë dhe e ardhme në vend dhe të parandalohet procesi i shpërnguljes së tyre.

Despotovski: Me regjistrimin deri në investime më të mëdha dhe paga më të larta për punëtorët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy