Dibër: Riciklimi i mbeturinave mbetet në gjysmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqatat qytetare në Dibër kanë dhënë një kontribut shumë të madh në përgatitjen e fillimit të riciklimit të mbeturinave, por deri në këtë moment – në Dibër nuk realizohet riciklim edhe pse të gjithë faktorët kompetentë paraqesin gatishmëri. Deri tani janë realizuar disa projekte të shoqatave qytetare ku është dhënë ideja dhe metodologjia për mënyrën e riciklimit, por nga ana tjetër – në ndërmarrjen komunale thonë se për këtë proces nevojiten edhe mjetet plotësuese. Problem është edhe vetëdija e ulët e qytetarëve, theksojnë ekologjistët dibran.

Në projektet e shoqatës “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit” në Dibër, që u realizuan kohë më parë, u dhanë ide, forma, metodologji dhe përcaktime për të filluar një riciklim i mbeturinave në Dibër. Koordinatori i Qendrës në fjalë, Shuip Marku thotë se riciklimi i mbeturinave ka një domethënie shumë të madhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Realizuam disa projekte në këtë drejtim, thotë ai dhe shton se me projektet siguruam një presë për palosjen të mbetjeve plastike dhe kjo presë ju dha në përdorim ndërmarrjes komunale “Standardi”, e cila menanxhon me mbeturinat. “Po ashtu bëmë trajnimin e personit për të punuar me këtë presë. Ndërmarrjes komunale i dorëzuam edhe qese plastike dhe faktikisht të gjitha këto aktivitete u bën me projekte. Shoqatat qytetare realizuan këto aktivitete, të cilat duhet të vazhdohen më tej nga ana e kompetentëve”, thotë Marku dhe shton se gjatë realizimit të projekteve qytetare, para objekteve hotelierike u mundësua riciklimi i shisheve të qelqit, riciklimit i shisheve plastike, kartonëve e tjerë.

Dibra duhet të nis riciklimin e mbeturinave, thotë bashkëbiseduesi jonë dhe shton se duhet një vëmendje e veçantë t’i kushtohet dhe rritjes së vetëdijes të qytetarëve për riciklim të mbeturinave. Drejtoria e ndërmarrjes komunale “Standardi”, e cila është e angazhuar nga pushteti vendor edhe për mirëmbajtjen e higjienës publike, thekson se për një riciklim patjetër se duhet të sigurohen edhe mjete plotësuese. Drejtori i ndërmarrjes në fjalë, Burim Kaba, thotë se fillimisht duhet të sigurohen mjetet, pajisjet dhe të ndërmerren aktivitete plotësuese që qytetarët të fillojnë riciklimin e mbeturinave. “Riciklimi do të ndikoj shumë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thotë Kaba. (koha.mk)

Dibër: Riciklimi i mbeturinave mbetet në gjysmë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy