Dibranët e Amerikës mblodhën mbi 37 mijë dollarë për spitalin e Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spitali i Dibrës, nuk ka mjaftueshëm furnizime ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus, dibranët në diasporë kan ngritur një fushat për ndihma.

Në një fushat për mbledhjen e ndihmave financiare që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, ngase ky qytet ka më shumë qytetar të saj në diasporë, se sa në vendlindjen e tyre.

Aktualisht në Dibër ka 53 raste aktive, por mjekët thonë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm për pacientët në spital, dhe nuk ka personel mjekësor, sipas shtypit lokal.

Për këtë, ne folëm me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island (NY), zotin Dashnor Miftari, i cili deklaroi se gjendja në Spitalin e Dibrës, është shumë e keqe.

Advertisement

“Sapo, jam kthyer nga pushimi veror në vendlindje, tha ai duke shtuar se Spitali i Dibrës, ndërtuar në kohën e Jugosllavisë, ka mbetur shumë mbrapa, dhe ka një mugesë të madhe të paisjeve spitalore, sidomos në këtë kohë të kësaj pandemie globale, dhe gjendjes së rënduar në Maqedoninë e Veriut.

Më pas ai tha se është hapur edhe linku i cili të çon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin, dhe për 24 orë, janë mbledhur 37,605 dollarë, ndërsa pritet që të bëhen 100 mijë dollar.

Shoqata Atdhetare Dibra, u bën thirrje të gjithë dibranëve në Amerikë, dhe Europë, se është hapur fondacion për të pranuar ndihmë financiare, për të dhënë ndihmën e tyre, deri sa ta arrihet shuma e ndihmave në 100 mijë dollar./Telegrafi/

Dibranët e Amerikës mblodhën mbi 37 mijë dollarë për spitalin e Dibrës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy