Dimitrov: RMV angazhohet që të gjitha palët të arrijnë fitore në procesin e negociatave me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Periudha e ardhshme është vendimmarrëse për të ardhmen e procesit të integrimit evropian në rajon – Bashkimi Evropian është në test nëse do të mbijetojë si partner i forcave progresive të cilët angazhohen për vizionin evropian ose me veprimin e tyre, gjegjësisht mosveprimin do të lë hapësirë të ideve garuese për të cilat të gjithë jemi humbës”.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin me deputetin e Bundestagut nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Josip Juratoviq, në margjinat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian.

“Maqedonia e Veriut angazhohet për atë të gjitha palët të arrijnë fitore të përbashkët dhe kjo është çështje kyçe e këtij testi”, theksoi Dimitrov.

Në takim, siç kumtoi SÇE, është biseduar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonin si qëllim të përbashkët strategjik, për çka e nevojshme është të ndërmerren hapa vendimmarrës për tejkalimin e kërkesave joparimore dhe të ripërtërihet kredibiliteti i politikës së zgjerimit.

Advertisement

Deputeti Juratoviq i cili do të ketë mandat të ri në Bundestag, theksoi se Gjermania edhe më tej ngelet proaktive, veçanërisht lidhur me dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut që është shembull i mirë dhe fuqishëm do të angazhohet për tejkalimin e pengesave dhe depërtimin në rrugën eurointegruese.

Dimitrov: RMV angazhohet që të gjitha palët të arrijnë fitore në procesin e negociatave me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy