Dita e tetë e protestave në Maqedoni kundër “propozimit francez”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në orën 19:00 filloi protesta e tetë radhazi kundër propozimit francez. Protestuesit, si në ditët e kaluara, janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku marshojnë nëpër qendër të qytetit.

Ata kalojnë para godinës së Ministrisë së Drejtësisë, prej nga i drejtohen pikës së fundit – Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Këndohen këngë patriotike dhe dëgjohen mesazhe: “Dorëheqje”, “Bujar Osmani ik nga këtu”, “Maqedoni”, “Kurrë Veri, vetëm Maqedoni”.

Duhet theksuar se të pranishëm janë anëtarë të udhëheqjes së partisë “E Majta”.

Advertisement

Protestat mbështeten edhe nga OBRM-PDUM-ja opozitare dhe janë nën moton “Ultimatum, JO faleminderit”./Telegrafi/

Dita e tetë e protestave në Maqedoni kundër “propozimit francez” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy