Djegia e Spitalit Modular, një vit e gjashtë muaj burg për Florin Besimin dhe Artan Etemin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Themelore e Tetovës sot ka marrë vendim për rigjykimin në rastin e Spitalit Modular.

Trupi gjykues shqiptoi dënim me burg me kusht prej 1 viti e gjashtë muaj për Florin Besimi dhe Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës si person juridik u dënua me gjobë prej 1 milion denarë.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Advertisement

Rasti u kthye në rigjykim me vendim të Gjykatës së Apelit në Gostivar.

Në gjykimin e parë, ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës u dënuam me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, mjeku përgjegjës për qendrën e kovidit Boban Vuçevski, u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh./Telegrafi/

The post Djegia e Spitalit Modular, një vit e gjashtë muaj burg për Florin Besimin dhe Artan Etemin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy