minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë - Struga.info


Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.

Nëpunësit doganorë zbuluan pakot e cigareve në kabinën e kamionit i cili drejtohej nga personi, cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.

Pakot me cigare janë konfiskuar, ndërsa kundër personit po udhëhiqet procedurë përkatëse.

Drejtoria Doganore në kuadër të kompetencave të saj kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.

Advertisement

The post Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy