Filipçe: Angazhohemi që vaksinimi të përfundojë sa më shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, thotë se ai është i angazhuar që procesi i vaksinimit të përfundojë sa më shpejt.

Filipçe në Facebook shkruan se vaksinimi është mënyra e vetme për ta mposhtur coronavirusin, ndërsa siç shton, procesi i imunizimit nuk zhvillohet me intensitetin e dëshiuar askund në botë.

“Ne bëjmë çmos që t’i rrisim sasitë e vaksinave në vendin tonë. Angazhimi dhe dëshira ime më e madhe është që vaksinimin ta përfundojmë sa më shpejtë. Për këtë shkak, gjithçka që është në kompetenca tona, e bëjmë tejet shpejtë dhe në mënyrë profesionale, ndërsa përgatitjen për vaksinim e kemi zbatuar me kohë dhe në mënyrë efikase”.

“Sot kemi mekanizëm mirë të vendosur dhe efektiv për vaksinim, i cili filloi të zbatohet. Sinqerisht besoj se qasja e vogël e vaksinave në botë së shpejti do të jetë e kaluar, e pastaj, ditë e natë do të punojmë që për kohë sa më të shkurtë të vaksinojmë sa më shumë qytetarë. Kërkoj durim, mirëkuptim dhe respekt për masat derisa të tejkalohet kjo periudhë”, shtoi Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

 

Filipçe: Angazhohemi që vaksinimi të përfundojë sa më shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy