Filipçe: Ndoshta do të duhet edhe doza e tretë e vaksinës, ose e njëjta të bëhet sezonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti për virusologji, vaksina dhe serume “Torllak” në Beograd të Serbisë, do të jetë partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut për blerjen e vaksinave.

Për këtë bashkëpunim sot në Beograd, kanë biseduar ministrat e Shëndetësisë të të dy vendeve, Venko Filipçe dhe Zllatibor Lonçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se për momentin janë siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave për të arritur përqindjen e dëshiruar të imunitetit kolektiv, por tha se marrëveshja është e rëndësishme për shkak të paparashikueshmërisë të pandemisë..

“Është e qartë që kjo pandemi nuk do të ndalet këtu. Nuk e dimë si do të zhvillohet, duhet të konfirmohet nëse do të jetë e nevojshme edhe doza e tret e vaksinës ose kjo vaksinë të bëhet sezonale. Ne duam të sigurojmë burim të sigurt prej ku do të mund të marrim vaksina kur do të na duhen”, tha Filipçe, duke shtuar se “Torllak” do të jetë vendi i parë që Maqedonia do të drejtohet për vaksina.

Advertisement

Ai e falënderoi Serbinë për vaksinat e dhuruara deri tani, me të cilat Maqedonia e filloi imunizimin kundër COVID-19.

Filipçe tha se në shenjë falënderimi në periudhën prej 15 qershor deri 15 gusht, qytetarët serb do të lirohen nga pagesat rrugore në Maqedoni./Telegrafi/

Filipçe: Ndoshta do të duhet edhe doza e tretë e vaksinës, ose e njëjta të bëhet sezonale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy