Gjenden rrënjë kanabisi në afërsi të Tetovës, arrestohen tre persona nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se policia pasditen e djeshme, diku rreth orës 18:00 kanë privuar nga liria tre persona, A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u hasën në Nerasht dhe Radush të Shkupit.

Nga MPB thonë se personat në fjalë dyshohen për kultivim të kanabisit.

“Rrënjët e kanabisit u dokumentuan me foto dhe u morën për ekspertizë, ndërsa tre personat, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes. Në ndërkohë sot ata do të sillen para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

 

Advertisement

Gjenden rrënjë kanabisi në afërsi të Tetovës, arrestohen tre persona nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy