Gjendet kokainë në Tetovë, arrestohen 6 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policët e SPB Tetovë dje nga ora 19:30 deri në ora 22:00, pas kontrollit në një lokal dhe lokacion me automjete të vjetra në Tetovë, kanë arrestuar 6 persona.

Sipas policisë, nga liria janë provuar L.S (24), S.A (33) nga Tetova, M.A (34) nga fshati Poroj, S.S (29) dhe S.S (36), që të du nga Shemshova dhe pronarë të lokalit.

Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, janë gjetur 25 paketime me kokainë dhe marihuanë.

Të arrestuarit janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

Advertisement

Gjendet kokainë në Tetovë, arrestohen 6 persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy