Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Reshje të dëborës ka në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë në komunikacion.

Nga LAMM thonë se është ulur dukshmëria për shkak të mjegullave deri në 100 në rrugën Veles – Katllanovë.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Advertisement

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Gjendja e rrugëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy