Gjykata Evropiane pranoi ankesën e gjyqtares së shkarkuar Lidija Nedellkova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerëson se ish-gjyqtarja dhe kryetarja e Gjykatës e Lartë, Lidija Nedellkova, me të drejtë është ankuar për shkarkimin e saj nga Gjykata.

Është hapur një rast, pas së cilës ligjshmëria e shkarkimit të saj do të shqyrtohet nga Këshilli Gjyqësor, i cili e ka marrë një vendim të tillë vitin e kaluar. Për këtë është njoftuar edhe vetë Nedellkova, e cila është udhëzuar që të vazhdojë të paraqesë parashtresa që do të ishin dëshmi për shkarkimin e saj.

Ajo beson se i janë shkelur të drejtat dhe është shkarkuar në mënyrë të paligjshme, dhe meqenëse në Maqedoni nuk kishte vend për të apeluar vendimin, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ishte opsioni i saj i vetëm.

Nedellkova e paraqiti ankesën nëntë muaj pasi u pushua nga puna./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata Evropiane pranoi ankesën e gjyqtares së shkarkuar Lidija Nedellkova shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy