Gjysmë orë pritje për dalje nga Maqedonia në Tabanoc

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Tabanoc koha e pritje për dalje nga shteti është rreth gjysmë orë, kurse në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement

 

Gjysmë orë pritje për dalje nga Maqedonia në Tabanoc shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy