Haraçina problem me rrymën, vetëm sot është ndalur 10 herë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorë të Haraçinës janë ankuar në redaksinë tonë se sot gjatë terë ditës kanë pasur probleme me rrymën. “Vetëm brenda ditës së sotme rryma është ndalur 10 herë, sa vjen ndalet, sa ndalet vjen prap”, është ankuar një banor i këtij fshati.
“Edhe dje kishim probleme, por sot më tepër. Ja po afrohet iftari, e ne ende nuk kemi rrymë”, deklaroi ai për Gazetën Lajm rreth orës 18 e 30 minuta. Banorët thonë se po përjetojnë defekte në pajisjet elektrike si pasojë e ndërprerejes së vazhdueshme të rrymës. Ata nuk kanë ende ndonjë sqarim nga EVN lidhur me shkaqet e defektit. Nga EVN premtojnë se do të dergojnë ekipet në teren për të verifikuar këto informacione.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy