Ivanovska: Nuk ka pengesa në shkarkimin e Arben Ziberit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ivanovska: Nuk ka pengesa në shkarkimin e Arben Ziberit

Sipas Komisionit Anti-korrupsion, nuk ka pengesa ligjore për shkarkimin e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup dhe kandidat nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi.

Më herët ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se drejtori Armend Ziberi do të shkarkohet nga funksioni për shkak të deklaratës së tij se ka ndikuar te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që të propozojë hapjen e kufijve me qëllim që të kthehen mërgimtarët dhe të votojnë në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si komision nuk shohim pengesa juridike. Ai do të shkarkohet nga funksioni, por marrëdhënia e tij e punës do të vazhdojë edhe më tej ashtu siç ka punuar më herët para se të jetë drejtor”, tha kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.

Lexo po ashtu:

Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për ta shkarkuar drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi

Advertisement

Sipas saj ligji thotë se ndalohet nisja e procedurave për punësim apo ndalim të marrëdhënies së punës që do të thotë ndalim të marrëdhënies së punës dhe jo ndalim të funksionit./Telegrafi/

Ivanovska: Nuk ka pengesa në shkarkimin e Arben Ziberit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy