JYSK Maqedoni ul çmimet në më shumë se gjysmën e produkteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
JYSK Maqedoni ul çmimet në më shumë se gjysmën e produkteve

JYSK njihet për oferta fantastike skandinave për klientët në mbarë botën. Tani, ne kemi ulur çmimet në më shumë se 60% të asortimentit global në krahasim me vitin e kaluar për të qëndruar sa më të përballueshëm dhe konkurrues.

Ne gjithashtu kemi një kategori produktesh të quajtur “Everyday Low Price” ku çmimi fiksohet në një nivel veçanërisht konkurrues. Vitin e kaluar, ne e rritëm numrin e produkteve në këtë kategori me 300 produkte, duke e ngritur këtë gamë në 1500 produkte, që përbëjnë rreth 50% të të gjithë asortimentit në një dyqan të JYSK me madhësi mesatare. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, çmimet brenda kategorisë “Everyday Low Price” janë ulur globalisht në më shumë se 65% të produkteve.

“Në JYSK Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut jemi duke përcjellur modelin e biznesit të JYSK-ut në nivel global që t’ua bëjmë klientëve tanë blerjen e produkteve me çmime të volitshme dhe një blerje më të lehtë që të vazhdojnë të zgjedhin JYSK”, thotë Vigan Salihu, Drejtor Ekzekutiv në JYSK Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Advertisement

Megjithëse çmimet mund të ndryshojnë nga vendi në vend, ulje çmimesh mund të gjenden në secilin nga mbi 3300 dyqanet tona në mbarë botën.

JYSK Maqedoni ul çmimet në më shumë se gjysmën e produkteve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy