Kacarska: Duhet të vendoset ankesa kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpresoj që pas zgjedhjeve sistemi i ri i Kuvendit të mbledhë forca, të ulen bashkë dhe të arrijnë ta vendosin ankesën kushtetuese, deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

Në një deklaratë për media pas hapjes së konferencës së sotme ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit”, Kacarska tha se me ankesën kushtetuese do të mbrohen të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve në vend, pavarësisht gjinisë, racës, fesë, përkatësisë kombëtare ose politike.

“Sinqerisht shpresoj se të gjithë aktorët e tjerë politikë në vend do ta kuptojnë mesazhin që po dërgoj prej më shumë se dy vitesh, se ankesa kushtetuese duhet të vendoset”, tha ajo.

Në pyetjen se a e sheh vullnetin e partive politike për këtë, ajo tha se gjithmonë beson se do të ketë diçka më të mirë për qytetarët në çdo aspekt, duke përfshirë, siç tha ajo, edhe në këtë.

Advertisement

E pyetur për problemet e sigurimit të dokumenteve të reja personale, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve të lëvizin lirshëm në botë, Kacarska u përgjigj se nuk i komenton iniciativat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese dhe qëndrimin e saj do ta sqarojë në seancën e Gjykatës. Ajo theksoi se pikërisht në këtë rast shihet nevoja për një padi apo ankesë kushtetuese.

“Opinioni duhet të dijë se për çfarë jemi përgjegjës. Nuk mund të punojmë për çdo liri dhe të drejtë që Kushtetuta u lejon qytetarëve, por nga ana tjetër ata nuk kanë të drejtën e mbrojtjes. Nëse kjo me pasaporta është në juridiksionin tonë apo jo, për këtë do të vendosim në vetë seancën”, theksoi Kacarska.

Në kuadër të deklaratës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ndau se arsyeja e titullit të temës “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit” e cila do të jetë në pjesën e punës të konferencës, pikërisht liria e shprehjes së mendimit.

Kacarska: Duhet të vendoset ankesa kushtetuese shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy