Kasami: Nëse Qeveria nuk pranon heqjen e “20%”, nuk e kemi për obligim t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Kasami është i bindur se pas zgjedhjeve do të jenë fitues, me çka do të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Lëvizja Besa ka thënë qartë edhe zëshëm se do të jetë vetëm pjesë e një Qeverie e cila do të dalë nga zgjedhjet ku ne me kombinatorikat e një koalicioni të zgjeruar opozitar vlerësojmë se do të dalim fitues. Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi për të qenë pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve”, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se “nëse Qeveria bën inat për heqjen e “20 përqindëshit” për gjuhën shqipe, nuk e kanë obligim t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese”.

Advertisement

“Nëse Qeveria bën inat me Lëvizjes Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ne vlerësojmë se nuk e kemi obligim të përkrahim propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami./Telegrafi/

Kasami: Nëse Qeveria nuk pranon heqjen e “20%”, nuk e kemi për obligim t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy