Kërçovë: Ndalohen shtetas të huaj me posedim të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

N.H. (27) dhe D.E. (25), të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, janë ndaluar mbrëmë në ora 20:c40 në stacionin policorë në Kërçovë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën të markës “Audi” me targa të Shqipërisë, me të cilën transportoheshin të lartpërmendurit, punonjësit e policisë gjetën dhe konfiskuan marijuanën. Ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Ai gjithashtu njoftoi se mbrëmë në ora 23:40 në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.P. (27) nga Kërçova, ku kanë gjetur dhe marrë 507 mjete piroteknike.

“Ndaj këtij personi do të ngrihen kallëzime përkatëse”, ka shtuar Dimoski./Telegrafi/

Advertisement

Kërçovë: Ndalohen shtetas të huaj me posedim të lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy