Kisha Ortodokse Maqedonase proteston kundër mundësisë së ndryshmit të gjinisë në dokumente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orën 18:00 ka nisur protesta e thirrur nga Kisha Ortodokse maqedonase, kundër propozim ndryshimeve ligjore për Evidencën Amë, në të cilën mes tjerash parashihet që personat transgjinorë të mund të ndryshojë kodin në numrin amë aty ku shënohet gjinia, femër apo mashkull.

Kisha, e cila ka marrë mbështetjen edhe të komuniteteve të tjera fetare, përfshirë BFI-së, kërkon që të tërhiqet nga procedura parlamentare projektligji për Evidencën Amë dhe për barazinë gjinore, të cilat i konsiderojnë një kërcënim serioz për shoqërinë dhe familjen.

Në videoparaqitjen e dërguar para protestës, peshkopi Stobiski Jakov i porositi qytetarët jo vetëm të ngrihen në mbrojtje të besimit, në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe mendimit, por edhe të qëndrojnë të qetë dhe të mos iu nënshtrohen provokimeve.

“Ne protestojmë vetëm për përmbajtjen e ligjeve për evidenca amë dhe barazinë gjinore, nuk po protestojmë kundër askujt tjetër”, u shpreh peshkopi.

Advertisement

 

Kisha Ortodokse Maqedonase proteston kundër mundësisë së ndryshmit të gjinisë në dokumente shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy