Komuniteti hebre kërkon nga autoritetet e Maqedonisë të ndërmarrin masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj Lev Tahor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuniteti hebre kërkon nga Maqedonia të ndërmerr masa kundër atyre që kanë përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj grupit religjioz Lev Tahor që ndodhet në Maqedoni.

“Një grup i vogël i nxitësve me deklaratat se hoteli duhet të gjithë me hebrenjtë shkakton frikë dhe shqetësim te hebrenjtë në Maqedoninë e Veriut. Hebrenjtë në Maqedoni asnjëherë nuk janë ballafaquar me një antisemitizëm, ksenofobi dhe gjuhë të urrejtjes që mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme”, reagojnë nga Komuniteti hebre në Maqedoni.

Kujtojmë se anëtarët e Lev Tahor në Maqedoni ndodhen 17 ditë, dhe kanë qëndruar në Kumanovë, Shkup dhe më pas në Ohër.

Nga MPB njoftojnë se po kanë nisur të hetojnë sulmet dhe kërcënimet që ndodhin në internet kundër gjuhës së urrejtjes ndaj grupit fetar  hebre Lev Tahor./Telegrafi/

Advertisement

Komuniteti hebre kërkon nga autoritetet e Maqedonisë të ndërmarrin masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj Lev Tahor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy