Kostovski: Një referendum kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Referendumi kundër Bashkimit Evropian nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses, theksoi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski për emisionin “Vera e nxehtë politike” në “Kanal5”.

Kostovski theksoi se vendimi i Mickoskit për të inicuar referendum është i paarsyeshëm, krejtësisht jopatriotik, irracional me të vetmin qëllim që të mund të paraqitet në komitetet e tij lokale si një arrë e fortë, si dikush që qëndron mënjanë në mbrojtje të diçkaje që nuk ka qenë e shitur.

“Tashmë kemi filluar negociatat me BE-në, për më pak se 10 ditë do të fillojë procesi i skriningut, ku do të vendosen të gjitha kornizat për kornizën e negociatave”, tha Kostovski, duke shtuar se përkrahja e madhe e qytetarëve dhe e të gjitha partive politike është një tjetër garanci se kjo rrugë evropiane do të shkojë ashtu siç duhet dhe Maqedonia e Veriut do të jetë gjithashtu anëtare e familjes së BE-së të shteteve anëtare më të zhvilluara, më të pasura dhe më të dëshirueshme.

Ai theksoi se Mickoskit i dështuan të gjitha gënjeshtrat për bullgarizimin, asimilimin, shitjen e së kaluarës, shitjen e historisë.

Advertisement

“Ne jemi maqedonas krenarë që e flasim gjuhën maqedonase dhe kështu jemi të njohur në këtë proces negociator”, shton Kostovski./Telegrafi/

Kostovski: Një referendum kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy