minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kovaçevski dhe Mickoski në telefon janë dakorduar që së shpejti të mbajnë takim - Struga.info


Kovaçevski dhe Mickoski në telefon janë dakorduar që së shpejti të mbajnë takim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski mëngjesin e sotëm në telefon ka biseduar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe janë pajtuar për një takim që do të mbahet së shpejti.

“Ne ramë dakord që në periudhën e ardhshme të organizojmë një takim. Ai takim mund të ndodhte edhe më herët, por për shkak të agjendës së ngjeshur në Qeveri dhe për shkak se dy sekretarët e LSDM-së ishin në izolim për shkak të infektimit me virus, sot filluam ta organizojmë atë takim dhe do të ndodhë shumë shpejt, sepse është e natyrshme dhe normale që dy partitë më të mëdha të komunikojnë me njëra-tjetrën”, tha Kovaçevski në një intervistë për “RTVM”.

Ai tha se në takim do të diskutohen sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet Maqedonia, përkatësisht kriza shëndetësore dhe energjetike si dhe ajo e ngrohjes, për reformat në shoqëri, përfshirë reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Ky do të jetë takimi i parë i Kovaçevskit me Mickoskin, pas marrjes së postit të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Kovaçevski dhe Mickoski në telefon janë dakorduar që së shpejti të mbajnë takim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy