Kovaçevski në takim presidentin Radev: Me dialog duhet të arrijmë në zgjidhje ku respektohen vlerat evropiane dhe dinjiteti i popujve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Qeveirsë, Dimitar Kovaçevski bashkë me zëvendësit e tij, Artan Grubi dhe Sllavica Grkovska, ministrat Bujar Osmani, Fatmir Besimi, Goran Milesski, Biera Stojçevska, Admirim Aliti kishte takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Në takim, sipas njoftimit të qeverisë, Kovaçevski uroi presidentin Radev për zgjedhjen e tij në krye të presidencës duke shpresuar se me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, do të arrihet stabilitet politik në dy vendet dhe do të arrihet përparim në marrëdhëniet bilaterale dhe hapjen e perspektivës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve.

Kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë për rezultatet e seancës së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, me të cilën të dy vendet fillojnë një proces të ri bashkëpunimi për të siguruar intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në shumë fusha.

“Do të angazhohemi për dialog, me respektim të vlerave evropiane dhe me respektim të dinjitetit të qytetarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve bullgarë”, ka thënë Kovaçevski në taki,

Advertisement

Nga rezultatet dhe bashkëpunimi, me dialog të sinqertë tha Kovaçevski, pritet që të krijohen kushte për zhvendosje në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Kovaçevski në takim presidentin Radev: Me dialog duhet të arrijmë në zgjidhje ku respektohen vlerat evropiane dhe dinjiteti i popujve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy