Kovaçevski: Jam pro dialogut ndërmjet partive politike por jam kundër takimit me OBRM-PDUKM-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Duhet të ketë dialog mes partive politike, por takim me opozitën për zgjedhje të parakohshme nuk duhet të ketë”,  tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke përsëritur qëndrimin e tij për propozimin e OBRM-PDUKM-së për t’u ulur në tryezë të përbashkët.

“Tashmë kemi thënë se nuk duhet të mbahet takim për zgjedhje të parakohshme sepse një kërkesë e tillë vjen në kushtet e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike. Jemi përpara një situatë të vështirë të cilën po mundohemi ta përballojmë. Për hapjen e dialogut, kam thënë një herë dhe do ta përsëris edhe një herë, është normale që palët të shihen, por ka institucione në vend. Institucioni që i bashkon është Kuvendi dhe ne shohim se çfarë po ndodh atje, ka bojkot klasik dhe bllokadë që pengon përmes debatit parlamentar të diskutohet për promovimin e zgjidhjeve ligjore”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në një fabrikë në Veles.

Sipas tij, politikanët që janë dhe që nuk janë pjesë e Qeverisë duhet të takohen dhe të diskutojnë për çështje që prekin qytetarët, por, mbi të gjitha, ata duhet të diskutojnë çështje të rëndësishme strategjike që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Si shembull i mënyrës demokratike të negociatave, ai vuri në dukje ngjarjet në rendin e ditës në seancën e fundit parlamentare.

Advertisement

“Shumica parlamentare, përmes një debati më të gjatë se zakonisht, arriti të miratojë rendin e ditës për seancën e kaluar dhe do të vazhdojë ta miratojë me mjete demokratike. Natyrisht, duhet të diskutohet në të gjitha komisionet parlamentare”, shtoi Kovaçevski.

 

Kovaçevski: Jam pro dialogut ndërmjet partive politike por jam kundër takimit me OBRM-PDUKM-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy