Kryetar i Komunës së Butelit infektohet me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski në profilin e tij në Facebook mbrëmë kumtoi se është pozitiv me COVID-19.

“Edhe krahas respektimit të rreptë të masave, dua t’ju informoj se sot pas disa simptomave të vogla që i kisha menjëherë u testova për COVID-19 dhe i njëjti rezultoi pozitiv”, ka shkrua Smilevski.

Ai apelon tek të gjithë që të mos e shmangin virusin dhe mundësinë për infektim dhe të jeni maksimalisht të kujdesshëm.

“Nëse tek ju ose tek më të afërmit tuaj vëreni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj amë dhe nuk refuzoni të testoheni. Shpreh keqardhje dhe kërkoj falje nëse ditëve të fundit pa vetëdije kam sjell dikë në pozitë të palakmueshme”, shkruan Smilevski në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

Kryetar i Komunës së Butelit infektohet me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy